Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikua kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai ka treguar ngjashmëritë që kanë zyrtarët në fjalë.
Kastrati ka thënë se pavarësisht dëmeve që ia sjellin Kosovës, Kurti dhe Ademi nuk largohet prej pozitave.
Në profilin e tij në “FacebooK”, Kastrati ka shkruar se kjo ndodh vetëm në Kosovë.
“Dy njerëz kurrë nuk rrëzohen prej pozitave:. Albin Kurti edhe Agim Ademi….. Sa ma shumë që i hupin pika Kosovës në skenën ndërkombëtare , aq më të fortë bëhen….. Veç te na sheh kështu…. Bardhë e zi krejt…..si në foto!”, ka shkruar Kastrati.