spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Përplasja me sigurimin në Aeroportin e Shkupit, detajet që dihet deri tani – ku shkoi presidentja Osmani?

Presidentja Vjosa Osmani sot paradite u përfshi në një incident me pjesëtarët e sigurimit në Aeroportin e Shkupit teksa nëpërmjet Zonës VIP po planifikonte të fluturojë për diku. Zyrja e saj tha se shefja e shtetit u pengua u provokua dhe u tentua që t’i merrej telefoni dhe bagazhi për t’iu kontrolluar në skaner. Ministria e Brendshme tha se bagazhi megjithatë u skanua. Nga Aeroporti i Shkupit deklaruan se siguria aty nuk u cenua dhe se e kanë obligim ta kontrollojnë secilin pasagjer. Ajo që mbeti e paqartë është se ku udhëtoi Presidentja?

Nuk ka ndodhur që krerët e shtetit të Kosovës, sikur sot rasti i presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, të krijojë kaq shumë paqartësi për një udhëtim që nuk dihet destinacioni i saj. Sipas reagimit të zyrës së Osmanit, gjithçka u planifikua që të “pengohej” presidentja për realizimin e udhëtimit. Gjithnjë duke iu referuar deklaratës së Bekim Kupinës, Këshilltar për Media në presidencë, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të saj, por meqënese Osmani ka refuzuar, sigurimi ka tentuar edhe ta shtyjë fizikisht. Edhe pse e cilësuan si “sjellje në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare”, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Nuk mbaron me kaq, Aeroporti i Shkupit, sipas Kupinës, nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, pala sllovene e ka mohuar një gjë të tillë.

Për këtë situatë u njoftua kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, ku sipas MPB-së atje ka shkuar një sigurim i Gashit duke kërcënuar punëtoret e TAV-së (Aeroporti i Shkupit).

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohoi përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës,  Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

Aeroporti i Shkupit, në reagimin e tij tha se e ka obligim ligjor që të kryejë “një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti Sveti Apostol Pavle Ohër, duke përfshirë pasagjerët që udhëtojnë nëpër sallonin”.

Astrit Iseni, zv.ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut tha se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje janë duke e përcjellë situatën janë në komunikim me prokurorin që ka qenë i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë. Më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni.

Sipas profesorit universitar Blerim Latifi, Maqedonia e Veriut po kthehet në kohën e para vitit 2001.

Ai ka thënë se “u kërkua largimi i Ali Ahmetit dhe tash po korren frytet e budallakut”.

“Maqedonia po kthehet në kohën e para vitit 2001. Edhe me ndihmën e shumë shqiptarëve. U patën çue peshë këndej e andej veç me hek qafesh Ali Ahmetin. Tash korrni frytet e këtij budallaku lapidar dhe shijoni poshtnimin sapo të kaloni Hanin e Elezit”, ka thënë Latifi.

Dukagjin Gorani, tha në Pressing se sipas deklaratës së Presidencës, lë të nënkuptohet se ka ndodhur një incident shumë i madh diplomatik.

Analisti Gorani thotë se raste të tilla nuk i ka ndodhur Kosovës asnjëherë më parë.

Ndonëse zëdhënësi i Presidentes përmendi  “palën sllovene”, s’ka pasur ndonjë njoftim se për ku ka udhëtuar presidentja.

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit