spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Foda nuk u deklarua për media pas humbjes, gazeta rumune: S’ka mundur ta përballojë turpërimin

Rrallë ndodhë që ndonjë selektor të mos flasë pas ndeshjeve, kur kjo i kërkohet. Dhe selektori i Kosovës, Franco Foda e bëri pikërisht këtë.

Pas humbjes 3:0 nga Rumania, të cilën kapiteni Amir Rrahmani e vlerësoi turpëruese, Foda nuk foli për mediat e interesuara, ndërsa nuk u paraqit as në konferencën zyrtare për shtyp.

Prej Kosovës foli vetëm kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa nuk u prononcuan lojtarët e tjerë. Kur Kosova fiton, që po ndodhë rrallë në vitet e fundit, flasin thuajse të gjithë.

“Ai nuk ka mundur ta përballojë turpërimin! Vendimi që mori selektori i Kosovës menjëherë pas humbjes 3:0”, është titulli i gazetës rumune “Sport” për veprimin e gjermanit.

Gjermani Foda për herë të parë drejtoi ndeshje në Kosovë. Për të ishte ndeshja e parë zyrtare në krye të Kosovës. Dhe rezultati ishte dëshpërues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit