spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Si ndikon vapa te veprimi i ilaçeve të tensionit të gjakut

Njerëzit që marrin medikamente për tensionin e lartë të gjakut rrezikohen më shumë nga vapa se të tjerët.

Ky rrezik është më i lartë në verë për dy arsye:

Medikamentet për tensionin e lartë të gjakut nxisin nxjerrjen nga trupi të lëngjeve.

Vapa bën të njëjtën gjë dhe dehidratimi është i pashmangshëm.

Ekspertët thonë se ka barna të caktuara për tensionin e gjakut që zgjerojnë enët e gjakut.
Edhe vapa bën të njëjtën gjë.

Në këtë pikë, tensioni i gjakut mund të ulet në nivele të rrezikshme.

Si të mbroheni nga efektet anësore të medikamenteve dhe të vapës

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk duhet të heqin dorë nga ilaçet me kokën e tyre dhe pa u konsultuar me mjekun.

Së dyti, ata duhet të tregojnë kujdes me hidratimin duke pirë shumë lëngje por jo alkool sepse ky i fundit të dehidraton më shumë.

Nëse ndiheni të këputur, gjeni një vend ose ambient të freskët.

Medikamentet që ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj vapës

Ekspertët kanë identifikuar ilaçet e mëposhtme për efektin që japin në organizëm gjatë ditëve të nxehta.

Marrja e tyre në ditët e nxehta të verës mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj dritës së diellit.

Antidepresantët për shembull, zbusin aftësinë e trupit për të djersitur duke vështirësuar rregullimin e temperaturës së brendshme.

Bëhet fjalë për:

Barnat kundër alergjive (loratadine, promethazine)

Barnat për kontraktimet e muskujve (atropine, scopolamine)

Barnat për sëmundje mendore (thioridazine, chlorpromazine, prochlorperazine)

Barnat qetësues dhe ato kundër dhimbjes ku përfshihet Advili, Ibuprofeni, Voltareni etj.

Barnat për tensionin e lartë të gjakut (mecamylamine, beta blockers)

Barnat për migrenën (triptanes)

Si t’i dalloni shenjat e ndikimit të vapës në organizëm

Nëse vëreni se krejt papritur ju kaplon dhimbja e kokës, rrahjet e zemrës janë të larta, frymëmarrja e rënduar dhe e shpeshtë, ju merren mendtë e ju vjen për të vjellë atëherë duhet të reagoni menjëherë.

Shtrihuni në një vend të freskët dhe shtrëngojini gjunjët mbi zemër.

Lagni napa me ujë të ftohtë dhe vendosini mbi lëkurë

E fundit por jo për nga rëndësia, pini një gjysmë gote me ujë me kripë ose dhallë të kripur për çdo 15 minuta.

Megjithatë këshillohet që në rastet kur nuk qetësoheni shpejt dhe gjendja e tillë vijon më gjatë duhet të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit