spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Molliqaj: Drejt izolimit – pa partneritet, pa sovranitet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se politikat e kryeministrit Albin Kurti po e çojnë Kosovën drejt izolimit.

Duke komentuar deklaratat e Manuel Sarrazinit se ushtarët gjermanë nuk do të largohen nga ura e Ibrit, Molliqaj ka shtuar se Kosova po mbetet pa partneritet dhe pa sovranitet.

“Brenda 2 ditësh i kemi 2 ngjarje, njëra me figurë, tjetra me fjalë. Të dyjat e thonë të njëjtën gjë: ura u përforcua”, ka shkruar Molliqaj.

“Të mërkurën e pamë policinë e Kosovës duke u zmbrapsur, sigurisht jo për fajin e tyre. Sot e keni të artikuluar: Sarrazin po thotë: “…me ushtarët tanë nuk largohemi nga ura”. Tentimi i dështuar për ta hapur është betonim i urës së mbyllur. Sarrazin e tha edhe një gjë tjetër, të tjerët do të vazhdojnë me integrimet ndërkohë që ju e izoloni vetveten”, ka shkruar ai.

“Shumë prej nesh që kemi qenë kritik për aventurat në veri, e kemi pritur se i tillë do të jetë fati i aventurave. Ku po shkojmë sot? Drejt izolimit. Pa partneritet, pa sovranitet!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit