spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Sulmojeni Izraelin”, thirrja e liderit suprem të Iranit në funeralin e liderit të vrarë të Hamasit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri thirrje për të sulmuar Izraelin, ndërsa në Teheran po zhvillohej funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra një ditë më parë në Iran, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri.

Për sulmin me raketa Irani fajësoi Izraelin, duke e cilësuar akt terrorist. Përmes sekretarit të Shtetit Antoni Blinken Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin “as të përfshirë dhe as të informuar” ndërsa shtojnë thirrjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Blinkeni po ashtu apeloi që të situata e tensionuar të mos përshkallëzohet. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”. Vrasja e Haniyehut ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej se nisi lufta në Gazë.

Ai u vra në një kohë kur Uashingtoni është duke bërë trysni t’i bindë Hamasin dhe Izraelin të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti janë të përfshirë në rundet e fundit të bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Haniyeh u bë shef politik i Hamasit në vitin 2017 dhe jetoi në Rripin e Gazës deri në vitin 2019, kur u zhvendos për të jetuar në mërgim në Katar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit