spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Babai i Granit Xhakës, Ragip konfirmon se do të jetë në garë për deputet me PDK-në!

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së partisë së tij në garën për deputet të kuvendit.

Në një intervistë për Indeksonlinen, ai ka treguar synimet e tij.

Sipas Xhakës, PDK-ja është në rritje të madhe dhe se pa përfshirjen e saj, vendi s’mund të marrë vendime të mëdha.

“Unë kam qenë anëtar i PDK-së në kohët më të hershme. Dalja ime në skenë publikisht është një imponim i partive të tjera politike, duke parë situatën dhe gjendjen e Kosovës. Unë do të kontribuoj, jo vetëm për PDK-në, por Kosova është prioritet numër një e tani vjen partia”, ka thënë ai.

Më tej, ai tregoi se do të jetë urë lidhëse Kosovë-Zvicër.

“… dhe gjithçka që është në favorin e Kosovës pa përçarje të asnjë partie, asnjë individi, do të mundohem edhe të jem pjesë e Parlamentit të Kosovës, në qoftë se ky popull e vlerëson se e meritoj me qenë deputet.

PDK-në e shoh në rritje shumë të madhe, jo pse e kemi shkopin magjik. Pa PDK-në nuk do të ketë vendime të mëdha për Kosovën”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit