spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Paralajmërimi i bllokimit të rrugëve në Serbi – deklarohen nga Policia

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ, pas paralajmërimeve nga i ashtuquajturi “Këshill Organizativ për Bllokada”, për bllokim rrugësh që çojnë në pikëkalimet kufitare Merdar, Jarinjë dhe Bernjak.

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se Rojeviq ka thënë se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.

Nga Policia e Kosovës, kanë thënë se, si çdo herë, edhe tani kanë plan veprimi.

Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se Policia ka planet operacionale dhe nuk e zë diçka në befasi.

“Gjithmonë kur kemi informacione se diçka mund të ndodhë ne kemi planet operacionale nuk na zë diçka në befasi në rast se kemi bllokim të pikave kufitare”, ka deklaruar Elshani.

Lidhur me këtë paralajmërim ka reaguar KFOR-i.

Sipas tyre, është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit