spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Xani për paralajmërimet për bllokada: Një skenar i punuar gjatë nga Vuçiq

Politologu, Visar Xani, paralajmërimet për bllokada i sheh si një skenar të përgatitur mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Xanit, këtë skenar presidenti i Serbisë, tani do të fillojë ta testojë në operacione në terren përmes grupeve kriminale.

“Me gjasë ky është një skenar i përgatitur mirë, i punuar gjatë, e në krye të këtij skenari është Vuçiq, që ka punuar në aspektin politik e që pastaj do të fillojë të testojë edhe në operacione dhe veprime në terren, përmes grupeve kriminale të cilat do të mundohen të provojnë situatën dhe të nxisin tensione”, ka thënë politologu Xani.

Xani, konsideron se ky skenar i Vuciqit, mund ta vendosë Kosovën në pozicion të palakmueshëm dhe të duket si palë që krijon tensione.

Për këtë arsye, sipas tij, është dashur që ashtu si institucionet e sigurisë që e kanë bërë punën e tyre, edhe niveli politk të ishte mobilizuar më mirë për t’i bindur se Kosova nuk ësht

“Një skenar i tillë mund të jetë i rrezikshëm sepse mund të na vendosë në një pozicion të palakmueshëm dhe mund të dalim si palë e cila krijon tension, konfrontohet me serbët lokal, e që është mbase e kundërta. Por që ne, me gjasë kemi punuar shumë pak për të parandaluar një skenar të tillë. Kemi punuar në operacione, në veprime për ti shmangur dhe për t’i minimizuar grupet kriminale dhe kontrabandën atje, por që është dashur që përderisa institucionet e sigurisë e kanë bërë punën e tyre atje, edhe niveli politk të jetë i mobilizuar, me qëllim që të gjejmë argument të bollshme që Kosova është duke e bërë punën e vet dhe t’i bind që ne jemi duke e bërë një detyrë që nuk prodhon tension dhe ka marrëveshje”, ka shtuar tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit