spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

“Nga atje bënin marketing, irrituese, gërrditëse”, Gaxheri kritikon Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës sa i përket çështjes së hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Gaxheri tha se mënyra se si kanë bërë “marketing” çdo ditë në veri është “irrituese e shumë gërrditëse”.

“Fatkeqësisht ka një heshtje për hapjen e urës, një herë patë një marketing që e bënin atje çdo ditë prej ministrave që ishin irrituese, shumë gërrditëse mënyra se qysh vepronin. Sepse, hapja e urës është legjitime, hapja e saj duhet me ndodhë”, tha ajo.

Sipas saj, çdo veprim i Qeverisë në veri janë lojëra elektorale që i bëjnë dëm Kosovës.

“Por, të veprosh kështu kur ne i dimë specifikat tona, i dimë problemet tona, por të veprosh kështu për ta shitë në opinion për të marrë një grusht votash, kjo është e papranueshme. Këto janë lojëra elektorale, kanë të bëjnë në dëm të Kosovës”, deklaroi Gaxherri.

“Ura ka me u çelë e duhet me u çelë, por edhe Kurti e dinë se qysh duhet me u çelë”, shtoi ajo

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit