spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Lajmërohet Hill: Uashingtoni ka qenë i qartë për masat e njëanshme të Kosovës, kjo paraqet…!

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, theksoi se Uashingtoni është shumë i qartë për masat e njëanshme të Kosovës dhe tha se kjo paraqet një largim nga dialogu, duke shtuar se Serbia i përmbahet atij dialogu dhe se kjo është qasja e duhur.

Ai tha se përparimi nuk është i mundur me veprime të njëanshme.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë shumë të qartë se kjo situatë duhet të zgjidhet me dialog. Ne e mbështesim vazhdimisht dialogun. Mendoj se kemi qenë të qartë kur kemi thënë se kushdo që bën hapa të njëanshëm devijon nga dialogu”, nënvizoi Hill për RTS. 

“Serbia i përmbahet dialogut dhe kjo është qasja korrekte. Dialogu i ka të gjitha elementet që mund të zgjidhin të gjitha problemet. Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen me dialog”.

Hill përkujtoi se SHBA-të e kanë thënë qartë se çfarë mendojnë se duhet bërë për urën në Ibër, si dhe për formimin e Asociacionit.

“Ne dërguam mesazhe shumë të qarta. Ne ishim shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu devijojnë nga politika jonë. Serbia punoi shumë për këtë, bëri mirë duke iu përmbajtur dialogut. Unë do ta inkurajoja Serbinë të vazhdojë kështu”, deklaroi Hill.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit