spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Me kë do të takohet Lajçak nesër në Prishtinë?

Të premten më 6 shtator do ta vizitojë Kosovën i dërguari i posaçëm nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili sipas burimeve të televizionit, do të takohet vetëm më Zv/Kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi. Ndërsa zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar se situata e sigurisë në komunat veriore është e paqëndrueshme.

Pas mbylljes së pesë komunave paralele serbe në komunat veriore, janë rritur zërat për tensione në veri.

Bashkimi Evropian disa herë ka kritikuar qeverinë për këto veprime.  Derisa, në Prishtinë të premten do të zbarkojë vetë emisari i dërguar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sipas burimeve të televizionit do të takohet vetëm me zv/Kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

E para vizitës së Lajçak në Kosovë, të enjten ka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai ka thënë që situata në veri është e paqëndrueshme dhe se shqetësimi i tyre është se veprime të tilla të pakoordinuara mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës.

“Bashkimi Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët kosovarë në nivele të ndryshme, në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim mesazhet dhe pritjet tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri të Kosovës kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokal atje. Por në fund të fundit, ne kemi një çështje, kemi një situatë, e cila tashmë është goxha e paqëndrueshme, dhe shqetësimi ynë kryesor është, dhe ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës që të shmangin çdo veprim dhe hap që janë të njëanshëm, të pakoordinuar, dhe mund të kontribuojë në rritjen e tensioneve”, tha Stano.

Stano është pyetur edhe për takimin që pati zvkryeminstri serb Aleksandër Vulin me presidentin rus në Moskë.

Sipas zëdhnësit të bllokut,  Serbia duhet të ketë kujdes në bashkëpunimin me Putinin.

Shqetësim për brishtësinë e sigurisë në komunat veriore, gjegjësisht mbi lumin Ibër, ka ngritur edhe Mbretëria e Bashkuar.

“FCDO këshillon që të mos udhëtojnë të gjitha, përveçse thelbësore, në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona. Që nga dhjetori 2022 ka pasur përplasje të dhunshme dhe incidente me granata dhe shpërthime automjetesh. Jini të kujdesshëm dhe shmangni tubimet publike, veçanërisht rreth zonës së Urës së Ibrit që ndan Mitrovicën veriore dhe jugore. Protestat kanë potencialin të kthehen të dhunshme!”, thanë nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.

Ndërkohë, vizita e Lajçakut në Prishtinë, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me 30 gusht institucionet e Kosovës kanë mbyllur pesë komuna paralele në komunat veriore, me arsyetimin që të njëjtat kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit