Sunday, October 13, 2024
spot_img

Gashi i kundërpëgjigjet Kurtit: Kush kërkon aktakuzë të shpejtë ndaj Radojciqit, dëshiron që ai të shpëtojë më lehtë nga burgu

Kreshnik Gashi nga BIRN, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës i cili ka kërkuar që të ngrihet më shpejt aktakuza për kriminelin Milan Radoiçiq.

Ai tha se cdokush që kërkon që aktakuza të ngritet shpejt dëshiron që Radoiçiq të shpëjtojë sa më lehtë nga burgu. Sipas Gashit, Prokuroria ende është duke grumbulluar prova të reja për vepritmarinë kriminale të Radoiciqit dhe grupit të tij kriminal.

Unë besoj që Kurti e din cka po merret në terren nga prokuroria dhe policia në grumbullimin e provave për Radojciqin. Kryeminsitri ish dashtë me ditë, ministrat, që provat në teren pë Radojciqin nuk janë grumbulluar të gjitha. Vetëm para një jave janë identifiku shpiat pasuritë e reja që janë në pronësi të grupit criminal. Nëse aktakuza ish ngrit kur thoshte kryeministri këto prona kishin mbetë jashtë. Pra me urgjencë që thotë Kurti, apo armët tjera që janë nxënë kishin mbetë jashtë. Ish dashtë me shku me një aktakuzë të dytë, e e para ish qenë më e dobët”, tha ai.

Po ashtu Gashi tha se kryeministri Kurti është në dijeni për kërkesat e Prokurorisë së shtetit ndaj Ministrisë së Drejtësisë, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Informacionet që i ka kërkuar Prokurori sipas Gashit nga shtetet ndërkombëtare nuk janë plotësuar. Shtetet si Gjermania e Amerika nuk kanë kthyer përgjigje.

“Kurti e din cka ka kërku prokuroriu nga MD në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Besoj që ata e dinë që bashkëpunimi juridik ndërkombëtar nuk i ka kthy informacionet që i ka kërku prokuorir. Vende të ndrysme Gjermania e SHBA ende nuk i kanë kthy përgjigje.Duke e ditë që nuk të kanë kthy, edhe rrjetet sociale, google, FB, edhe gjitha tjera që i ke kërku informacione, ti po i lyp prokurorit ngutu, lej këto prova anash. Cili është qëllimi? Qëllimi është me pas ma pak prova për Milanin, më pak prova për grupin e tij. Kur ngritet aktaktuza s’mund t’i përdorim provat e reja. Nëse duam aktakuzë të dobët për Milanin, vazhdojmë me kërku më shpejt”, tha ai.

Ai e kritikoi Kurtin edhe për shfaqjen e mosbesimit ndaj prokurorit. Sipas Gashit kjo ndikon negativisht edhe te dëshmitarët potencial të komunitetit serb.

“Nëse kryeministri nuk shfaq besim te prokurori pse duhet me pas besim dëshmitari i komunitetit serb, nëse e demonizojmë prokurorin serb”, tha ai.

Tutje Gashi tha se Radoiçiqi, ka ikur dy herë nën mandatin e Kurtit dhe se personat përgjegjës për  janë kthyer prapë në punë.

“Në mandat të tij dy herë ka ikë Radojciqi, njerëzit që e kanë leju me ikë, janë këthy në punë. Ose duhet me kuptu ku e kemi qëllimin ose duht me dalë me thirrje për komunitetin serb, që kemi pare me ju dhanë, mund të ju ofrojmë siguri”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit