spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Policia nuk largohet nga zona e familjes Sekiraqa, e monitoron atë edhe pesë ditë pas përplasjes së armatosur

Që nga dita kur ka ndodh konflikti i armatosur mes Capave dhe Sekiraqëve, Policia është parë rreth zonës ku jetojnë familja e Sali Sekiraqës, në Lagjen e Muhaxherëve.

Gazeta ka siguruar disa pamje ku shihet Policia duke monitoruar situatën në rrugën “Shaip Spahia”, aty ku i kanë pronat Sekiraqët.

Policia janë parë po ashtu në këtë pjesë edhe gjatë ditëve të kaluara.

Ndryshe, anëtarë të familjes Sekiraqa dhe jo vetëm, janë duke u trajtuar që nga e diela në QKUK si pasojë e plagëve që kanë marrë nga përplasja me armë ku mbeti i vrarë një person.

Familjet Sekiraqa dhe Gashi, të njohur si Capat, e që janë në konflikt tash e një kohë, ‘betejën’ e tyre e vazhduan të dielën në Aktash, vend ku i cili po ashtu kontrollohet herë pas here nga Policia.

Ndryshe, rasti ku janë përfshirë dy familjet është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa ndaj Sekiraqës, Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës dhe Fatos Abazit, është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Seanca ndaj tyre është mbajtur brenda QKUK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit