spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Vuçeviq pas mbylljes së komunave paralele: Serbia ka mundësi të hyjë në luftë ose…

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, ka thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve dhe se dëshiron t’u thotë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë”.

Vuçeviq ka pretenduar se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”, raporton Tanjug.

“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, ka shtuar Vuçeviq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit