Ish-diplomati Anton Berisha ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për mospjesëmarrjen e tij në takimin e organizuar për partitë politike në vend nga presidentja Vjosa Osmani për tu konsultuar caktimi të datës së zgjedhjeve të rregullta.
Sipas Berishës, debat rreth mospjesëmarrjes së Kurtit është një “debat primitiv” dhe përfaqëson një mungesë të thellë të kulturës institucionale nga e Kurtit.
“Në gjykimin tim nuk është debat interesant, është primitiv. Ky është një primitivizëm dhe një mungesë kulturës elementare institucionale. Kurti është një joinstitucionalist i dëshmuar prej kohës. Dhe ai institucionet i kupton vetëm ideologjikisht, vetëm si instrumente për realizimet e e tij politike dhe jo për një qasje shtetërore. Me ketë formim që ka ai dhe shokët e tij, partizantë e tij, e ka degazuar autoritetin e institucioneve por në të njetën kohë edhe vetë presidenteje me bashkëpunim këtë kategori të partizanëve i vuan pasojat. Tash ky është një lloj cirkusi sa i përket autoritet të presidentes.
Shoqëria apo njerëzit që e dojnë vendin e vet nuk dëshirojnë debate primitive, debati ka dashtë me qen rreth asaj se kur duhet të mbahen zgjedhjet…Kjo është logjikë lindore, politik lindore me bazament të sllavo-komunizmit”, ka thënë Berisha.