spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Hoti: Osmani e Kurti i mashtrojnë amerikanët në takime të mbyllura

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i mashtrojnë përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura.

Hoti foli edhe për Listën Guxo, të cilët thanë se nuk janë fare në hartën politike të Kosovës dhe se sipas tij, janë bërë argat të së keqes për shtetin e Kosovës.

“I mashtron përfaqësuesit amerikanë në takime të mbyllura, siç bën edhe Kurti. Lista Guxo, për mendimin tim, nuk është fare në hartën politike të Kosovës. Janë të papërfillshëm për skenën politike dhe e kanë dëshmuar se nuk kanë pse të përfillen nga qytetarët.

“Me gjithë këto lëshime që janë bërë, këta janë bërë argat të së keqes për shtetin e Kosovës. Nga presidentja, ministrat dhe deputetët”, tha Hoti.

Më tej, deputeti i LDK-së e pranoi se në vitin 2021, Osmani mori një pjesë të votuesve të LDK-së, por tha se me informatat që ka nga terreni, elektorati i kësaj partie është kthyer në LDK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit