Sunday, October 13, 2024
spot_img

Xhevdet Pozhari e komenton ‘përçarjen’ Kurti-Osmani

Xhevdet Pozhari, analist ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar marrëdhënies në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në shkrimin e tij, Pozhari ka bërë një analizë të raporteve tashmë 4-vjeçare të Kurtit e Osmanit.

“Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti – Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë – Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja” – ka shkruar ai.

Ndërsa kur komentoi çarjen mes këtyre dy liderëve, Pozhari shkroi se “dardha e nxorri bishtin”.

“Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë – ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi “thundrën e hekurt”. Asociacioni!

Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet “e vogla” filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin” – ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit