KFF Mitrovica po e luan ndeshjen e saj të parë kualifikuese në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Vashat tona po luajnë në Rumani, ndaj ekipit nga ky shtet Farul Constanta.
Mirëpo, ajo që ra në sy është shfaqja e flamurit serb nga tifozët rumunë në stadiumin ku po zhvillohet ndeshja.
Kjo nuk është hera e parë që rumunët bëjnë këso gjeste, pasi njëjtë kishte ndodhur edhe në Prishtinë në qershorin e vitit të kaluar.