spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Ekzekutoi babanë dhe e hodhi në pus, kush është djali vrasës. E qëlloi të atin me pistoletë. Konflikti nisi për paratë

Gazetarja Klodjana Haxhiaj, në një lidhje live në News 24 ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku djali ka ekzekutuar babanë dhe më pas e ka hedhur në pus.

Gazetarja tha se autori i vrasjes është Esmerald Balla. Dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur një konflikt.

Klodjana Haxhia: 62-vjeçari është qëlluar me armë nga djali. Më pas, djali ka bërë denoncimin për zhdukjen. Efektivët kanë pyetur familjarët për zhdukjen e 62-vjeçarit. Djali e ka qëlluar me pistoletë. Autori është shtetasi Esmerald Balla. Dyshohet se ka pasur konflikt mes babait dhe djalit, dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash.

Për të fshehur autorësinë e krimit, djali e ka hedhur babanë në pus. Policia e ka nxjerrë sot trupin nga pusi. Shënvlashi tronditet sërish nga një krim tjetër i rëndë. Policia gjatë këtyre ditëve ka mbajtur nën përgjim familjen, ka bërë përgjime, duke zbuluar se mes djalit dhe babait ka pasur konflikt të ashpër. Kjo është punë 20-ditore e efektivëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit