Sunday, October 13, 2024
spot_img

Babai dhe burri “marrin hak” për vdekjen e Leonora Shalës, rrahin brutalisht stomatologun Xhavit Kravaxha dhe nënën e tij

Babai, bashkëshorti dhe vëllai i bashkëshortit të Leonora Shalës, gruas e cila humbi jetën në moshën 35 vjeçare si pasojë e një ndërhyrje fatale pas vizites tek dentisti, kanë sulmuar stomatologun Xhavit Karaxha i cili ishte i dyshuari për vdekjen e pacientes.

Të mërkurën, tre familjarët e viktimës kanë rrahur brutalisht stomatologun Xhavit Karaxha në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Bashkë me të ishte edhe nëna e tij të cilët janë dërguar në spital për trajtim.

Rasti është paraqitue edhe në raportin e Policisë së Kosovës.

Aty bëhet e ditur se tre sulmuesit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nënën e tij,  duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ky incident ka ardhur si pasojë e vendimit të gjykatës për ndërprerje të masës së paraburgimit duke e liruar për tu mbrojtur në liri, të dyshuarin për vrasjen e vajzes së tyre.

Vendimi ishte marr në tetor të vitit të kaluar. Pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Xhavit Karaxha, Gjykata Supreme kishte ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit duke u liruar për tu mbrojtur në liri.

Xhavit Karaxha dheH.K, dy të pandehurit dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, me ç’rast vdiq pacientja 35-vjeçare.

Të arrestuarit janë babai i viktimës, Hajzer Kryeziu, bashkëshorti Faton Shala dhe vëllai tij, Agron Shala.

“Shkoi për ta hequr dhëmbin, vdiq pasi i dhanë ineksionin”, gjithçka që dihet për vdekjen e Leonora Shalës

Në gusht të vitit të kaluar Leonora Shala mori rrugën nga Italia për në Kosovë.

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre kishin planifikuar që pushimet t’i përfundonin me datë 24 të atij muaji.

Pra, ashtu siç kishin ardhur e kishin ndërmend edhe te ktheheshin. Të gjithë së bashku.

Njashtu edhe ndodhi. Familja u kthye për ta vazhduar jetën në Itali, por pa Leonorën.

Trupi i saj mbeti i varrosur në tokën e Kosovës.

Ajo vdiq në ditën e 22-të të gushtit.

Sipas familjarëve të saj, në po të njëjtën ditë e ndjera kishte dhimbje dhëmbi. Ndaj, i ishte drejtuar një ordinance private në Malishevë për të kërkuar tretman mjekësorë.

Stomatologu i ordinancës “Flori Med”, Xhavit Karaxha kishte filluar ndërhyrjen. Pas kontrolles i kishte dhënë një ineksion. Si pasoj e të cilit dyshohet se gjendja e Shalës ishte komplikuar.

Rrugës për në QKUK, sipas familjarëve ajo kishte ndërruar jetë.

Më të ndodhur kjo Policia kishte arrestuar stomatologun së bashku me motrën e tij, që punonim bashkë.

Ngjarja u bë edhe më tronditëse kur u kuptua së ajo klinikë dentare shfrytëzohej edhe për raste gjinekologjike.

Motra e Xhavitit u lirua nga paraburgimi, ndërkaq ai u mbajt deri pas mesit të tetorit.

Gjykata Speciale e kishte vendosur. Në arsyetim thuhej se “Gjykata e Apelit nuk kishte ofruar prova të mjaftueshme se i njëjti duhej të mbahej në paraburgim”.

Akoma nuk është caktuar ndonjë seancë gjyqsore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit