spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm: Veprimet në veri mund të rrezikojnë pavarësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Ilmi Zeka, ka deklaruar se veprimet e fundit në veri të Kosovës mund të nxisin ndërkombëtarët të ndërmarrin hapa që rrezikojnë pavarësinë e vendit.

Sipas Zekës, zgjidhjet që po kërkohen për situatën e tensionuar në veri mund të jenë edhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

“Problemi në atë pjesë është paksa më i veçantë. Unë kam një dozë të frikës sikur atje jemi duke shkuar në një rrugë që në një të ardhme të afërt do të jetë një zgjidhje e pakryer, zgjidhje që ndoshta mekanizmat ndërkombëtar, duke u nisur prej KFOR-it e të tjerët, që të bëjnë veprime të cilat bien ndesh me ligjet e Kosovës, por do të bien ndesh edhe me pavarësinë e Kosovës. Kjo është frikë personale e imja që, mbas krejt rrethanave 23-4 vite, unë e kam parë se kjo është një frikë reale që mund të vijë në atë shkallë”, ka deklaruar Zeka.

Ai gjithashtu ka theksuar se retorika e liderëve ndërkombëtarë, si presidenti francez, dhe reagimet e shpejta të ambasadave, veçanërisht asaj të SHBA-së, janë një sinjal që duhet të kuptohet seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Zekës, kjo tregon se Kosova po humbet miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ju vetëm shikoni ngjarjet e fundit ose diplomacinë, e shihni se çfarë fjalor presidenti francez ishte, janë mesazhe, nëse duam t’i kuptojmë si kosovarë. Edhe reagimet e shpejta të tyre si nga ambasada e SHBA-së, e shteteve të tjera. Faji është tek ne, tek qeveritarët tanë, pse kanë arritur ta sjellin në këtë shkallë qeverinë amerikane, franceze e të tjerë që të reagojnë qoftë edhe për një çështje krejt temë që është në Kosovë. Kemi filluar t’i humbim miqtë, deri ku do të shkojë nuk e di… Në këto tri vitet e fundit nuk kemi lënë, nuk kemi aleat e as miq,” ka thënë Zeka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit