Sunday, October 13, 2024
spot_img

Furtuna shiu afrohen në Ballkan, pastaj edhe në Kosovë!

Sot pasdite në Slloveni do të ketë zhvillime të shtrëngatave të fuqishme me shi dhe breshër dhe kjo si pasojë e ardhjes së fronteve nga Evropa qendrore e veriperëndimore.

Tutje disa nga këto stuhi mund të përfshijnë edhe disa pjesë të Kroacisë, por Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia duhet të presim deri të Premten për tu përfshirë nga stuhi të fuqishme dhe reshje intensive kalimtare dhe lokale dhe ulje lokale të temperaturave.

Disa nga këto zhvillime do kapin të premten pasdite edhe disa pjesë të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, por ende mbetet i nxehti ekstrem.

E shtuna parashihet të jetë një tjetër ditë edhe më e stuhishme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa këto stuhi pak më të dobësuara parashihet që kësaj radhe të arrijnë edhe në Republikën e Kosovë për të qenë pak më të përhapura dhe për ulur temperaturat.

Vende-vende të shtunën parashihen rrebeshe mjaft intensive dhe breshër në shumë pjesë të Kosovë dhe Maqedonisë se Veriut dhe në disa vise në Shqipëri. Stuhi priten edhe në Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi.

Normalisht ende kemi të bëjmë me zhvillime lokale konvektive, prandaj reshjet nuk do të përfshijnë të gjitha vendet dhe nuk do të kënaqin të gjithë. Përderisa një rajon përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme kalimtare rajoni tjetër jo shumë larg vetëm me ndonjë rigë.

Pra, stuhi dhe shtrëngata tê forta po përfshijnë Ballkanin dhe të Premteb edhe disa vise në Kosovë. Të Shtunë shumë pjesë të Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.

Mbetet të shihet evoluimi i saktë i gjendjes sinoptike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit