spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

“Çfarë u bë kryeministër me urën e Ibrit”, kështu përgjigjet Kurti para gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të marrë pyetje nga gazetarët derisa ka vizituar Institutin francez në Prishtinë. Pasi ka përfunduar fjalimin për librat me autor francez që ka lexuar, gazetarët kanë insistuar që t’i bëjnë pyetje kreut të Qeverisë për çështjen e Urës së Ibrit.

Megjithatë Kurti ka refuzuar të përgjigjet, duke tejkaluar insistimin e gazetarëve me një buzëqeshje.

“Këtu jemi në institutin francez. Për tema të tjera flasim nga kryeministria. E di që ju keni shumë interesim”, është shprehur Kurti.

Pas kësaj, gazetarja e ka pyetur se “çfarë u bë kryeministër me urën e Ibrit”, pro Kurti s’është përgjigjur.

Më pas ka ndërhyrë, duke thënë se fjalën e ka ambasadori francez, Olivier Guerot.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit