Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 8 marsit “për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim”.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se në këtë ditë ndërkombëtare të Gruas ka qëndruar me gratë që mbrojnë dhe i shërbejnë vendit.
“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë.
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, ka shkruar Osmani.