spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

6 euro e 80 cent |Shpërthen kreativiteti me tallje në rrjet me vendimin e Qeverisë

Gjashtë euro e tetëdhjetë centë është bilanci që nga ky muaj në ardhje do të shënojë dallimin në xhepin e qytetarëve – edhe atyre të sektorit publik edhe privatë.

“Të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi”, tha ministri i financave Hekuran Murati.

Pas vendimit të Qeverisë që qytetarët me të hyra të tatueshme prej 500 euro do të keni në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë ka shpërthyer kreativiteti në rrjet.

6 euro e 80 centë quhet grupi që është hapur në Facebook për t’u tallur me vendimin e fundit të Qeverisë.

Një nga talljet në këtë grup ka qenë nga Nol Nushi i PSD-së, ku ka treguar një trik se si duhet të investohet ne crypto me 6.80 euro.

Një tjetër postim që ka të bëjë me talljen e Qeverisë për vendimin e fundit është se si duhet të inspirohemi për t’u bërë milioner me 6 euro e 80 centë në xhep.

Në vijim mund t’i shihni disa nga talljet e tjera lidhur me vendimin e Qeverisë:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit