Në takimin e zhvilluar mes dy konkurrentëve të “Përputhen”, Gridit dhe Eneadës u diskutua puna e Gridit. Gridi ka treguar se depilon vajzat dhe për këtë gjë paguhet 500 euro. Eneada e pyet:
Kam parë që poston depilime 500 euro, a ke pasur punë?
Gridi:
Kam pasur shumë punë.
Eneada:
Mua nuk më duket normale, nuk do më pëlqente që partneri im i ardhshëm të bënte depilime.
Gridi:
Është një shërbim, që nëse nuk do të ishte femër do ishte mashkull. Nëse do e kishe bashkëshortin gjinekolog, çfarë do bëje ti?
Eneada:
Gjinekologu e ka punë dhe e ka 50 euro vizitën jo 500.
Gridi:
Kam mënyrën time të punës, mund të ngjajë revolucionare për tregun shqiptar. Më shkruanin me adresa false vajzat dhe kishin shumë qejf të vinin. Klientja ime e dytë më ka marrë në telefon dhe më lutej të vinte, t’ia ulja çmimin dhe më pas arriti t’ia merrte të dashurit paratë.