spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

“368 euro m’ka ardhur fatura e rrymës”, ankohet Memli Krasniqi: Na kanë bo rrymën sa kësti i kredisë – çka kena me bo na?

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me rritjen e çmimit të rrymës.

Ai ka shpjeguar se fatura e tij e rrymës ka arritur në 368 euro, një shumë që e barazon me këstin e një kredie të madhe.

Ai shtoi se kjo situatë është një çmenduri, duke theksuar se çmimi i rrymës në dimër ka arritur deri në 120 euro maksimumi, në vitet e kaluara dhe kjo është hera e parë që ndodhin rritje kaq drastike.

“368 më ka ardhur fatura e rrymës sa një këst i kredisë. Jam vetë i pesti në familje. 200 metra e kam krejt, nxehem me kaldajë të thjeshtë dhe nuk lëshohet tërë kohën. Më shtrenjtë rryma se një këst i një kredie të madhe.

Krejt lagjia ime ka pak a shumë çmime të njëjta. Kurrë s’ka qenë kështu, në dimër të ftohtë ka qenë çmimi deri 120 euro maksimumi. Është çmenduri”, u shpreh Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit