spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

36-vjeçari e rrah gruan me të cilën bashkëjetonte, vëllai i saj hakmerret dhe…

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Magure në Lipjan, ku një person u denoncua nga gruaja me të cilën bashkëjetonte për dhunë fizike.

Burimet kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi mes tyre dhe si rasti eskaloi nga një konflikt verbal në fizik.

Për të mos mbaruar me kaq, në rast është përfshirë edhe vëllai i viktimës, i cili në shenjë revolte, e ka rrahur të dashurin e saj.

Pas denoncimit të rastit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe masën e ndalimit policor për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit