Kryeministri Albin Kurti në akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se Kosova do të vazhdojë përpjektë për siguri e për paqe, bashkë me aleatët ndërkombëtarë, e sidomos me Shqipërinë.
Kurti tha se Kosova s’është një shtet që veç konsumon nga aleatët, por edhe kontribuon për të gjithë.
“Përpjekja jonë për sigurinë e paqen do të vazhdojë, me aleancën tonë të palëkundur, me shtetet demokratike, SHBA, vendet e Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, Turqinë, Kanadanë e të tjera, me bashkëpunimin sidomos me Shqipërinë dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Republika e Kosovës nuk është një shtet që thjesht konsumon nga aleatët, partnerët e miqtë tanë, por edhe kontribuon për ta e për të gjithë së bashku.
Ne përulemi me respekt para Epopesë së UÇK-së dhe nderojmë të rënët dhe të gjithë ata që me uniformë apo pa uniformë kanë kontribuar për lirinë tonë dhe për Republikën e Kosovës. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve” – tha Kurti.