spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

20 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e rëndë te tregu në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënuar ndaj të akuzuarit Shefki Asllani, për vrasjen e 27-vjeçarit, Valmir Fazliu, më 17 prill 2021, te tregu në Mitrovicë.

Asllani është shpallur fajtor dhe është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sepse me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër,  me dashje  ka privuar nga jeta  të ndjerin V.F., në atë mënyrë  pas një fjalosje verbale   lidhur me rritjen e fidanit të fikut  vije deri te konflikti fizik,   ku së pari tani i ndjeri  e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me c`rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi   të markës  “XDM” me  nr. serik 019-04 , prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën  duke e goditur   në pjesën e përparme të trupit   nën harkun brinjor,  me c`rast predha kalon  nëpër indet të buta të kavitetit abdominale, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si  pasojë e të cilave vdes, të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë  në regjionin e veshkës së majtë  si dhe  kalimtarin e rastit  A.A:, në regjionin e përparme anësor të kofshës së majtë  dhe i shkakton lëndime të lehta trupore“.

spot_img

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit