spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

16 herë u tubuan “xhelatët e masakrimit të votës” për të bërë lojën idioteske me votën e popullit

DEPUTETËT MANJAKË NË PARLAMENTIN E KOSOVËS…?!

Shkruan Binak Maxharraj

Ajo çka po ndodh në Parlamentin e Kosovës nuk ndodh as në lamën e thive. Presidentja duhet urgjentisht të ndërmarrë masa për ta çuar vendin në zgjedhje të reja – nuk ka rrugë tjetër. Nuk lejohet që disa deputetë të shndërruar në maskarenj të luajnë me votën e popullit.

Kjo situatë e krijuar nga opozita është e padurueshme dhe turpëruese. Kemi hyrë në një ngërç të thellë politik, ku nyja është lidhur fort dhe qëllimshëm nga opozita, me qëllimin e vetëm për ta rrëzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin nga pushteti. Madje, për të realizuar këtë qëllim të mbrapshtë, po bashkëpunojnë haptas me Listën Serbe të fashistit Aleksandër Vuçiq – i cili po shijon këtë maskaradë që po ndodh në institucionet e Kosovës.

Opozita ende nuk po e kupton, apo nuk dëshiron të kuptojë, se forca e VV-së dhe e Kurtit buron nga vetë vota e lirë e popullit. Ata po luajnë me këtë votë dhe, si pasojë, vendi ka mbetur për më shumë se tre muaj pa institucione – një situatë që po na kthen në objekt talljeje edhe në sytë e botës.

A mos po vërtetohet ajo thënia e moçme serbe: “Shqiptarët nuk janë të zotët të bëjnë shtet”? Sepse, sot, kemi deputetë që dalin haptazi kundër vullnetit të popullit për formimin e institucioneve shtetërore.

Mjerimi i opozitës nuk njeh as turp, as faqe. Turpi që po i bëjnë shtetit është i pashoq. Nuk ka gjë më të rëndë për këtë tokë sesa deputetë manjakë, maskarenj të kësaj legjislature, që me vetëdije po i mohojnë popullit të drejtën për të pasur institucione funksionale. 16 herë kanë dështuar të formojnë institucionet. Dhe jo pse s’mundën, por sepse janë shndërruar në vegla të liderëve të tyre, për të cilët pushteti është qëllimi i vetëm.

Kjo situatë që po ndodh në Kuvend i ngjan më shumë një lame derrash sesa një institucioni shtetëror. A nuk është ky një turp i pashembullt për këtë Parlament, i cili – për shkak të tekeve dhe inateve të krerëve politikë – gjen kohë të “bashkëpunojë” me Listën Serbe, vetëm për të bllokuar qëllimshëm krijimin e institucioneve të Kosovës?

Kjo sjellje e papërgjegjshme është në kundërshtim me etikën parlamentare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe në kundërshtim me interesin e shtetit.

16 herë janë mbledhur deputetët – “xhelatët e votës” – por pa sukses. Sepse, për ta, më e rëndësishme është loja për pushtet sesa interesi i qytetarëve.

Zonja Presidente, kjo situatë nuk mund të tolerohet më as për një ditë, as për një orë. Populli pret nga ju. Siç thotë populli, qiti sytë në kodër, mblidhi fuqitë dhe shpëtoje këtë vend nga maskarenjtë partiakë. Cakto datën për zgjedhje të reja – sepse kjo gjendje nuk guxon të vazhdojë më.

Ti je e vetmja që mund të japësh zgjidhje për këtë ngërç politik. Vepro shpejt dhe vendosmërisht – sepse vendi ka nevojë për drejtim dhe institucione, jo për lojëra me votën e popullit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit