Monday, July 21, 2025
spot_img

14-vjeçari Bajram Rogova raportohet i zhdukur në Prishtinë – për herë të fundit është parë afër ngrohtores

Gazeta mëson ekskluzivisht se është raportuar zhdukja e një të mituri në Prishtinë, i identifikuar si Bajram Rogova, i lindur më 29.10.2010.

Sipas deklaratës së babait të tij, Bekim Rogova, djali i tij është parë për herë të fundit më datë 03.05.2025 rreth orës 21:00, në afërsi të ngrohtores së qytetit në rrugën “Behije Dashi”, dhe që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

I mituri është përshkruar si: 170 cm i gjatë, me flokë të zeza me të verdha, sy kafe, i veshur me rroba pune, pantallona të verdha dhe bluzë të zezë me mëngë të gjata.

Pas raportimit të zhdukjes, me urdhër të Prokurorit të Departamentit për të Mitur, rasti është inicuar si “Person i zhdukur”, dhe ka kaluar në hetim nga njësitë kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit