Dymbëdhjetë civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës së kaluar në sulmet ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.
Dhjetëra shtëpi u dëmtuan dhe infrastruktura u godit në rajonet Donetsk, Kherson, Nikopol dhe Zaporizhzhia, thonë zyrtarët lokalë.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të arrijë një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet kritike të Ukrainës në këmbim të ndihmës, raporton BBC.
Shtetet e Bashkuara po kundërshtojnë ta quajnë Rusinë “agresore” në një deklaratë të G7 për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës, thonë raportet.