Presidentja Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 gusht të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.
E tashmë kanë nisur parashikimet për rezultatet e mundshme në këto zgjedhje. Sipas anëtarit të kryesisë së Guxo, kjo parti së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje do të fitojnë 80 për qind të votave.
Ai ka numëruar edhe arsyet, për të cilat sipas tij, do të votohet nga 10 për qind (për secilën).
“10% për heqjen e vizave
10% për shtrirjen e sovranitetit në çdo centimetër të tokës së Kosovës
10% për rritjen më të madhe ekonomike në rajon
10% për lehtësim të votimit për diasporën
10% për thjeshtësimin e procedurave për rrimarrjen e shtetësisë së Kosovës
10% për katërfishim të buxhetit për blerjen e armatimit për ushtrinë e Kosovës
10% për dyfishim të pagës minimale në Kosovë
10% për subvencionet në bujqësi për bujqit e vërtetë
Marrë së bashku 80% për VV-Guxo!”, ka shkruar Gacaferi në një postim në Facebook.
“10% për ndalim të Dinarit
10% për ndalim të targave t’Millosheviçit
10% për trefishim të shtesat e fëmijëve
10% për sigurim të bukës së gojës
10% për Bayraktar
10% për ndjekjen e Radoiçiqit nga veriu
10% për trefishim të buxhetit të shtetit
10% për ndalim të hajnisë e korrupsionit
Marrë së bashku 80% për VV-Guxo!”, ka shtuar Luan Gacaferi.